Mblidhet për herë të parë Bordi Këshilldhënës kundër Covid-19

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Është mbledhur për herë të parë Bordi Këshilldhënës kundër Covid-19.

Në këtë bord i cili kryesues ka mikrobiologun Lul Raka, po merr pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.

Për shkak se ka rezultuar pozitive me Covid-19, Drejtoresha e Pulmologjisë Rukije Mehmeti, anëtare e këtij bordi, nuk merr pjesë në këtë takim.

Kjo është edhe mbledhja e parë e bordit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Kësaj ftese për takim, iu janë përgjigjur edhe ish-ministrat e Shëndetësisë, Ferid Agani e Imet Rrahmani.

Të ngjashme