Mblidhet sot KQZ-ja, në rend dite disa pika lidhur me procesin e votimit për largimin e kryetarëve në veri

Prishtinë | 11 Pri 2024 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

omisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në rend dite janë disa pika lidhur me procesin e votimit për largimin e kryetarëve në veri.

“1. Shqyrtimi dhe miratimi i Procedurave të votimit dhe numërimit, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut; 2. Shqyrtimi dhe miratimi i Formave Zgjedhore, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut; 3. Shqyrtimi dhe miratimi i anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut; 4. Të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme