Mblidhet sot Parlamenti i Shqipërisë, prapë do të mungojë opozita

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 10:12 | Nga

Sot ashtu siç është bërë e ditur në orën 10:00 do të mblidhet Kuvendi. Bazuar në rendin e ditës në Kuvend do të diskutohet sot projektligji i mbartuar nga seancat e kaluara, ai për magjistratët.

Gjithashtu, në Kuvend do diskutohet po ashtu edhe për ndryshimet në Kodin Rrugor.

Mirëpo, në seancën e sotme nuk do të jetë e pranishme opozita.

Burime për Gazeta Shqiptare kanë bërë të ditur se kreu i PD-së, Lulzim Basha do të prezantojë sot ndryshimet në ligjin anti-mafia, abuzimin me koncesionet, lejet dhe tenderat.

Ndërkaq, sipas rendit të ditës, deputetët e PS-së do të diskutojnë në Parlament në lidhje me një ndryshim në projektligjin “Për sektorin e gazit natyror”, projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore’ dhe për projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktin e Gjenevës të marrëveshjes së Lisbonës për emërtimet e origjinës dhe treguesit gjeografikë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme