MBP-ja pranon 80 komente për Projektligjin për Paga – Dobra e akuzon Haradinajn për rritjen e rrogës

Prishtinë | 27 Tet 2022 | 12:22 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, ka mbajtur konferencë për medie lidhur me Projektligjin për Paga dhe atë për Zyrtarët Publikë, raporton Ekonomia Online.

Dobra ka thënë se me këto dy projektligje synojnë rregullimin e Administratës Shtetërore.

“Në vitin 2018 Qeveria e atëhershme e ka miratuar një pako me tre projektligje, dhe pasi është dërguar në Kushtetuese, i njëjti është kthyer mbrapa. Shumë çështje tjera janë ngritur në Raportin e vendit, nga OJQ e ndryshme vendore e ndërkombëtare”.

“Me këto dy projektligje jo vetëm që po mundohemi të gjejmë zgjidhje në problemin e prezantuar nga raporti i progresit. Të dyja këto ligje i kemi nxjerrë ne diskutim publik që të japin komentet e tyre”, tha ai.

“Të dyja llojet e diskutimeve kanë dëshmuar se ka interes që të jenë të mira dhe të rregullohen problemet e administratës. Në fakt ky la qenë qëllimi i kësaj qeverie që të kryhen reformat në administratë publike”, tha tutje Dobra, teksa tha se për Projektligjin për paga i kanë pranuar 80 komente.

Tutje zëvendësministri Dobra u shpreh kritik edhe ndaj vendimeve të ish-kryeministrit Haradinaj, për rritje të pagës së tij, raporton EO.

“Rritje pagash të pa analizuara mirë dhe jo me ligj. Një prokuror në Prokurorinë Themelore e ka pagën më të lartë sesa një mjek. Një vozitës në institucione e ka pagën më të lartë sesa një mjek”.

“Po kalojmë një qindra lloj shtesash në vetëm 10 lloje. Përmes këtyre veprimeve, ne po sjellim transparencë e llogaridhënie”, tha tutje Dobra.

Të ngjashme