Mbretëresha Elisabetë konfirmon në detyrë Boris Johnson

Prishtinë | 24 Kor 2019 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Boris Johnson është zgjedhur dje kryeministër i Britanisë së Madhe.

Pozitën e tij sot e ka konfirmuar edhe mbretëresha Elisabetë.

Johnson sot ka mbajtur fjalimin e tij të parë duke thënë se “detyra ime është ti shërbej popullit britanik”.

“Britanikët kanë pritur mjaftueshëm. Ka ardhur koha të veprojmë.”

Ai do të jetë kryeministri i 77-të i Britanisë ku për herë të parë në histori, një i tillë zgjidhet nga anëtarësia e partisë dhe jo nga deputetët apo elektorati më i gjerë britanik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme