Mbretëresha Elizabeta është trishtuar shumë pasi i ka dhënë lamtumirën qenit të saj, i fundit i dinastisë corgi.
Qeni vuante nga një sëmundje e lidhur me kancerin dhe Mbretëresha nuk donte që kafsha e saj shtëpiake të vuante më tej. Ndaj ajo mori vendimin e vështirë për ta vendosur në gjumë të përjetshëm.
Ngordhja e qenit i jep fund një historie të mrekullueshme midis Mbretëreshën dhe racës corgi që daton më shumë se 8 dekada.
Willow ishte brezi i 14-të i qenushes Susan, një dhuratë që në atë kohë Princeshë Elizabeta mori në 18-vjetorin e lindjes.
Por trashëgimia e saj daton më tej deri në vitin 1933 kur babai i saj Xhorxh VI (pastaj Duka i Jorkut) solli një korgi, Dookie, në Familjen Mbretërore.
Burime nga familja mbretërore tregojnë se mbretëresha po kalon një periudhë të vështirë nga humbja e Willow, që ishte shoqëruesi i saj më i devotshëm.
“Ajo ka mbajtur zi për secilin nga qentë gjatë viteve, por është mërzitur shumë për ngordhjen e Willow më shumë se për çdo qen tjetër,”-thotë një burim i Pallatit të Buckinghamit.
“Kjo sepse Willow ishte lidhja e saj me prindërit dhe kthimin pas në kohë në fëmijërinë e saj. Ndihet sikur erdhi fundi i një epoke.”