Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës e vazhdon kontratën me klubin belg

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 16:00 | Nga

Mbrojtësi i krahut i Kombëtares së Kosovës, Mergim Vojvoda, e ka zgjatur kontratën me ekipin e tij belg, Mouscron, për edhe tri vite tjera.

Royal Excel Mouscron ka njoftuar në faqen e vet zyrtare se klubi ka gjetur gjuhë të përbashkët me Vojvoden për zgjatjen e kontratës.

“Mergim Vojvoda dhe Mouscron kanë gjetur marrëveshje për zgjatjen e kontratës për edhe tri vite”, thuhet në faqen zyrtare të klubit belg.

Po ashtu, Vojvoda është liruar t’i bashkohet kombëtares për ndeshjen miqësore ndaj Letonisë më 14 nëntor në Mitrovicë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme