Serbia luajti baraz me Portugalinë 2: 2 në stadiumin “Rajko Mitic” në Beograd, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Në sekondat e fundit të ndeshjes, Ronaldo goditi topin i cili në bazë të pamjeve dukej se kishte kaluar vijen, por goli nuk u pranua nga gjyqtari.
Kjo krijoi pakënaqësi dhe nervozizëm te portugezi i cili gjuajti në tokë shiritin e kapitenit dhe la fushën.
Lidhur me këtë situatë ka folur edhe qendërmbrojtësi serb, Stefan Mitrovic, lojtari që largoi topin e goditur nga Ronaldo.
“Ronaldo ka pikëpamjen e tij për situatën, ai mund të jetë i zemëruar, nuk mendoj se topi hyri brenda. Ne jemi të kënaqur me rezultatin në fund, ne fituam një pikë në fund. Ne nuk jemi shumë të kënaqur, ne shkuam për fitore” – tha Mitrovic.