1.
Frikësues për lirinë dhe demokracinë e Kosovës qëndrimi i nji ministre ZERO të Qeverisë kosovare, të cilës i ka dhânë pushtet politik Albin Kurti me e msy lirinë e shprehjes dhe medias dhe me kercënu hapun secilin që kritikon qeverisjen.
Inkurajues guximi profesional dhe moral i kolegut Bashkim Vishaj në RTK.
2.
Demokracia po mbrohet nga media – megjthë fyemjet e sulmet denigruese të veglave qorre të pushtetit të turmave – ma fuqishëm se kurrë ma parë.
Qeveria në kontinuitet po e lufton median, tue ia kontestu besimin në publik, por ashiqare veç sa po forcohet, sepse beteja e saj âsht fisnike.
3.
Gjykata Kushtetuese, Këshilli Prokurorial i Kosovës, gra e burra me integritet profesional në gjyqësor, në admnistratë publike, në komuna si dhe mekanizmat e sigurisë, po e mbrojnë me krejt forcën e arsyes dhe ligjit pavarësinë e institucioneve demokratke në vend, prej sulmeve frontale të nji kaste leniniste në pushtet.
3.
Nga sot edhe Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani âsht rikthy në rolin e saj kushtetues dhe ajo duhet me u mbështetë, sidomos në mbrojtjën e aleancës së Kosovës me Perëndimin.
4.
Qytetarët e ndërgjegjshëm të Republikës duhet të japin mbështetje këtyre institucioneve në këtë përballje me anmiqt e lirisë!