Mbrojtja i drejtohet dëshmitarit: Nga e di ti që Salih Mustafa ishte personi që të rrahu?

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Dëshmitari i parë në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës po vazhdon të japë dëshminë e tij në sallën e gjyqit.

Avokati i Mustafës e ka pyetur dëshmitarin se nga e di ai që Salih Mustafa ishte personi që e ka rrahur.

“Atë personin që po ma përmend që 100 herë nuk ki nevojë me përmend shumë herë. Kam tregu që nuk e kom njoft, as nuk e kom dit as kush osht, ai zotëria që po e mbron ti është ky? Tregova nga e di. E kom marr shumë mirë vesh kush u kon kryesori në atë vend dhe mund të jetë vetëm ai, pse kush tjetër?”.

“Ka pasë shumë njerëz e kanë dit krejt masnej. Nuk muj me dhon emra të huaj, jom ardh me dhon dëshmi për veti. Ata në Zllashë e dinë që ky person u kon aty kryesori, jo veq një person po e dinë krejt dhe ju e dini më mirë se unë. Unë se kom pru këtu as s’pom intereson për të”, deklaroi dëshmitari.

Të ngjashme