Në konferencën e dytë statusore për çështjen e Hashim Thaçit dhe të tjerëve, mbrojtja ka thënë se iu nevoiten 18 muaj që të përgatiten.
Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper, ka thënë se ende nuk kanë filluar të mendojnë sa i përket nisjes së hetimeve. Ai ka thënë se është herët, pasi sipas tij, sapo i kanë marrë materialet dhe ende nuk kanë krijuar pikëpamje lidhur me materialin.
Ai ka thënë se afati 18 mujor është minimumi që ata parashikojnë për të filluar që të shikojnë nëse kanë ekipin dhe aspektet e nevojshme për t’u bërë hetimet e nevojshme, e pastaj kjo, sipas tij do të fillonte në vitin 2022.
Avokati i Veselit, Ben Emmerson ka thënë se kanë marrë hapat paraprak për krijimin e një mekanizmi hetimor.
Sipas tij, mbrojtja duhet të kryej hetim më të gjerë për të gjitha akuzat.
Emmerson ka propozuar një ekspert ndërkombëtar për mbikëqyrjen e hetuesve të kualifikuar. Ai ka thënë se gjyqi mund të fillojë në fillim të vitit 2023.
Ndryshe në pyetjen e gjykatësit se kur duhet të mbahet konferenca e ardhshme, avokatët kanë propozuar datën 18 janar 2021,
Gjykatësi u shpreh se caktimin e datës për konferencën e tretë do ta bëjë me kohë.