Mbyllen dy lokale të natës në Deçan

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Policia në zonën e Deçanit, mbrëmë ka zbatuar planin operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’

Bëhet e ditur se gjatë këtij aktiviteti nga inspektoret komunal për arsye të mosrespektimit te orarit te punës janë mbyllur dy lokale dhe është përpiluar proces verbal nga inspektoret përkatës.

Gjithashtu nga inspektoret dhe policia janë verifikuar edhe 13 persona të gjinisë femërore të cilat ishin duke shërbyer ne atë lokal.
Pas verifikimit rezulton që 11- të jenë shtetase të Shqipërisë dhe 2- të Kosovës.

Njësiti për hetimin e trafikimit të qenieve njerëzore, është duke bërë verifikimin e personave të cilët nuk kanë pasur leje pune dhe as leje qëndrimi.

Të ngjashme