Mbyllen gjashtë biznese të lojërave të fatit në Ferizaj

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria komunale e Inspektoratit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës që nga fundjava e kaluar kanë nisur një aksion për inspektimin e lokaleve me lojëra të fatit, ndërkohë ky aksion deri tashti ka rezultuar me mbylljen e gjashtë bastoreve sportive me arsyetim se këto biznese kanë operuar pa kushtet e nevojshme sanitare, pa dokumentacion biznesor dhe në kundërshtim me kërkesat ligjore të ligjeve në fuqi që rregullojnë këtë fushë.

Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit në Komunën e Ferizajt, ka thënë se shumica prej këtyre bizneseve nuk posedojnë fare as certifikatën biznesore dhe as kushtet minimalo-teknike për zhvillimin e veprimtarisë.

Sipas tij, ky aksion do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vazhdim në koordinim me Policinë e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme