Mbyllen pesë lokale të natës në Klinë, ka të arrestuar

Prishtinë | 15 Gus 2019 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, rajoni në Pejë, që prej mesnatës ka zbatuar planin operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’, në Klinë.

“Stacioni policor në Klinë së bashku me inspektorët komunalë kanë verifikuar disa lokale në komunën e Klinës dhe gjatë inspektimit janë kontrolluar të gjitha klubet e natës, disko-baret si dhe lokalet e tjera në këtë qytet. Gjatë këtij plani janë identifikuar 5 (pesë) lokale apo klube nate të cilat ishin duke mos e respektuar orarin e punës, të njëjtat janë mbyllur nga inspektorët komunalë”, thuhet në njoftim.

Në këto lokale, siç njofton policia, janë legjitimuar 13 persona, që dyshohet që kanë qenë punëtor/e në këto lokale dhe në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit rasti procedohet nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.

realizimit të këtij plani Njësia për Reagim të Shpejtë DRP në Pejë, ka hasur në disa vetura të dyshimta, dhe gjatë kontrollit rutinor në njërën nga veturat është gjetur dhe konfiskuar një armë (pistoletë) e llojit ‘M 57’ kal. 7.62x25mm, dhe 5 copë fishekë të të njëjtit kalibër. E dyshuara: V.K e lindur 1993 f/k/sh, pas intervistimit në konsultim të plotë me prokurorin e shtetit është liruar në procedurë të rregullt. Në këtë plan kanë qenë të përfshirë Stacioni Policor në Klinë dhe inspektorët komunalë të komunës së Klinës, të përkrahur nga Njësia për Reagim të Shpejtë të DRP-së në Pejë dhe Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore”, përfundon njoftimi.

Të ngjashme