Mbyllet hotel ”Sheraton” në Atlanta, 6 turistë diagnostifikohen me sëmundjen legjionare

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Një hotel në qendër të qytetit Atlanta është mbyllur pasi gjashtë të ftuar janë diagnostikuar me sëmundjen epidemike Legjionare.

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA thanë në një deklaratë se ata nuk e dinë nëse të ftuarit në Sheraton Atlanta në Courtland Street kontraktuan sëmundjen nga qëndrimi në hotel.

Sëmundja legjionare është një formë e rëndë e pneumonisë e shkaktuar nga inhalimi i pikave të ujit që përmbajnë baktere legjionelle dhe, kur nuk trajtohen, mund të shkaktojnë komplikime fatale neurologjike.

Menaxhmenti i hotelit ka zhvendosur rreth 450 mysafirë në hotelet e afërta dhe është në proces të riblerjes së disa rezervimeve të ardhshme, KlanKosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme