Një qendër votimi në qytetin Besancon në lindje të Francës është evakuuar pasi që një automjet i vjedhur është lënë i ndezur dhe braktisur teksa votimi po ndodhte, njofton Ministria e Brendshme e Francës. Makina e dyshimtë me targa të falsifikuara është e vjedhur, ka thënë një zyrtar i kësaj ministrie për Reuters. Ai ka […]
Mbyllet një qendër votimi në Francë, nga frika e një makine të dyshimtë

Një qendër votimi në qytetin Besancon në lindje të Francës është evakuuar pasi që një automjet i vjedhur është lënë i ndezur dhe braktisur teksa votimi po ndodhte, njofton Ministria e Brendshme e Francës.
Makina e dyshimtë me targa të falsifikuara është e vjedhur, ka thënë një zyrtar i kësaj ministrie për Reuters.
Ai ka shtuar se qendra është evakuuar dhe ekipet për çaktivizimin e bombave janë thirrur në vend të ngjarjes.











