Mbyllet “MOMO” në Rrugën B, pronari rezultoi pozitiv me Coronavirus

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 13:34 | Nga Ekonomia Online
Kafiteria “MOMO” në Rrugën B është mbyllur përkohësisht, pasi që pronari ka rezultuar pozitiv me Coronavirus. Kjo është bërë e ditur përmes faqes së kafiterisë në Facebook, ku është shkruar se “MOMO” do të qëndrojë e mbyllur deri sa të kryhet testimi i tëre stafit. Postimi i plotë: Pasi që pronari i MOMO ka rezultuar pozitiv në COVID-19, edhe pse nuk ka pasur kontakt direkt të tij me stafin, ne si kompani ndjejmë përgjegjësi morale dhe për një kohë lokali do të jetë i mbyllur, deri sa të përfundojë testimi dhe të marrim rezultatet e çdo njërit që punon në MOMO. Deri atëherë, të shpresojmë për më të mirën! Faleminderit për mbështetjen, MOMO
https://www.facebook.com/momo.restandbar/posts/650695698867878
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme