Mbyllet qarkullimi mbi urën afër burimit me ujë mineral te Manastiri i Deçanit

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 09:57 | Nga

Ura që kalon për te burimi i ujit mineral në Deçan është mbyllur të enjten për qarkullim.

Siç ka njoftuar Komuna e Deçanit, ura do të jetë e pakalueshme edhe ditën e premten. “Ditën e enjte dhe të premte, me 20 dhe 21 shtator, ndërpritet qarkullimi mbi urën që është e vendosur përgjatë rrugës që të shpie te Gryka e Deçanit, mbi Manastir dhe që mundëson kalimin më të lehtë të qytetarëve për te burimi i ujit të mineral.

Kjo urë për këto dy ditë do të jetë e mbyllur për arsye se do të bëhet kontrollimi i rregullt që behet ç’do gjashtë muaj brenda vitit kalendarik nga KFOR-i, me ç’rast ura edhe riparohet, bëhet lyrja dhe verifikimi se a është në gjendje të rregullt teknike për qarkullim të mëtutjeshëm”, tregonin autoritetet e Komunës së Deçanit arsyen për mbylljen e urës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme