Pak më parë në fshatin Konjuh ka ndodhur një aksident mes një automjeti të KFOR-it dhe automjetit që mirëmbante autostradën “Arbën Xhaferi”.
Rreth këtij rasti klankosova.tv ka kontaktuar me Bajram Krasniqi, zëdhënës për rajonin e Prishtinës, i cili tregoi se ështe mbyllur tërë drejtimi i autostradës për Prishtinë.
“Aksidenti ka ndodhur tek aksi i 11-të i autostradës, prej Babushit për kryeqytet, është godit një mirëmbajtës i autostradës. Prej orës 16:55 është mbyll i tërë drejtimi për Prishtinë”.
Krasniqi po ashtu deklaroi se KFORI bashkë me Policinë janë në vendin e ngjarës dhe se i lënduari është sjellë për trajtim në QKUK.