Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka mbyllur punimet e seancës së sotme.
Konjufca ka thënë se pika e fundit e rendit të ditës, zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit, do të shtyhet për seancat e tjera.
Kjo pasi asnjëri nga kandidatët për këtë pozitë nuk pati votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur.
Katër personat më të votuar ishin Arta Ibrahami me 30 vota, Selman Imeri me 32 vota, Naile Alaj me 32 vota dhe Maria Radulloviq me 30 vota.
Kriteri për t’u zgjedhur njëri nga këta kandidatë është që të kenë 50 vota.
Në votim kanë marrë pjesë 98 deputetë.