Mbyllja e rrugës “Xhorxh Bush”, pjesë e projektit për shndërrimin e asaj pjese në park

Prishtinë | 30 Sht 2018 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovë që nga mëngjesi i hershëm i ditës së sotme ka bllokuar për qarkullim rrugën “Xhorxh Bush” në qendër të kryeqytetit.

Zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur për Ekonomia Online se kjo rrugë  është mbyllur në kuadër të përgatitjeve për shndërrimin e asaj pjese në shesh.

Sipas tij, pjesë e projektit edhe vetëdijesimi i qytetarëve lidhur me këtë çështje. Rrugët do të qëndrojnë të mbyllura për qarkullim deri në orën 24:00.

“Ajo pjesë së shpejti do të shndërrohet në shesh. Në kuadër të këtij projekti është edhe vetëdijësimi i qytetarëve lidhur me ketë çështje. Për këtë arsye është mbyllur sot nga ora 06:00 deri në ora 24:00”, ka thënë Tahiri për EO.

Një praktikë të tillë, komuna planifikon ta aplikojë edhe gjatë fundjavave tjera.

“Plani është që kjo të përsëritet disa herë, edhe në fundjava të tjera dhe brenda asaj hapësire të zhvillohen aktivitete te ndryshme”, ka deklaruar Tahiri.

Kryetari Shpend Ahmeti ka njoftuar me herët se rruga prej Hotelit “Grand” deri te Katedralja do të mbyllet dhe do të krijohet një park i zgjeruar nga Fakulteti Filologjik deri te Katedralja, i cili pritet të quhet Parku Qendror.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme