Mbyllja e Shtëpisë së Pleqve në Pejë vendim i gabuar, po i shkatërrohet investimi një mërgimtari

Prishtinë | 05 Nën 2022 | 09:24 | Nga Sali Rexhaj

Vendimi i Hekuran Muratit për ta mbyllë Shtëpinë e Pleqve në Pejë është vendim i gabuar dhe u soll nga paniku i pushtetit nën presion të reagimit të opinionit publik.

Krejt Kosova e me gjerë, kjo pamje u plasua ne media edhe jashte kufijve te Kosovës, e gjykuan rastin ku rrahej nje e moshuar nga infermierja.

Por mbyllja e ketij institucioni me shpejtesi dhe pa menduar mirë se ku do të vendosen të moshuarit e tjerë është veprim shumë i gabuar.

Rreth 30 te moshuar jetojnë aty dhe është e pamundur që të akomodohen brenda 24 oreve.

Është vështirë që të akomodohen 30 të moshuar të cilët ndodhen aty sepse nuk ka mundësi tjeter të përkujdesjes për ta. Shteti nuk duhet t’i hedhe në rrugë në ballë të dimrit e krizës së rëndë energjetike.

Siç dihet tani më, në këtë shtëpi te pleqve ka investuar një mërgimtar, prandaj është gabim që t’i shkatërrohet investimi shkaku i një gjesti kriminal të një infermiereje, rast te cilin ende nuk e ka zbardhë në tërësi drejtësia.

Sjellje të këqija të individëve ka edhe në spitale, burgje, hotele, në transport publik e kudo ku ka klientë e pacientë, por duhet të dënohen kryesit e këtyre veprave e jo të mbyllen bisneset e institucionet vitale të një shteti.

Cili është mesazhi që u dergohet mërgimtarëve dhe investitorëve të huaj të cilët duan të investojnë në Kosovë paratë e fituara me djersë, ndërsa del nje veprim apo akt kriminal i ndonjë punëtori të pandërgjegjshëm dhe investimet u dështojnë shkaku i një vendimi të gabuar nga qeveria.

Licenca nuk mund t’i merret në mënyrë arbitrare, pa iu dhënë mundesia investitorit që t’i përmirësojë leshimet eventuale e pa të drejtë ankese.

Të ngjashme