Ekonomia Online
FUNDIT

MC Kresha tregon ngjarjen më të bukur në të cilën ka marrë pjesë ndonjëherë

MC Kresha tregon ngjarjen më të bukur në të cilën ka marrë pjesë ndonjëherë

Personazhet e njohur gjithmonë na e kanë treguar se pavarësisht sukseseve fenomenale dhe arritjeve në piedestal në karrierë, asgjë nuk krahasohet me familjen. Momentet familjare janë ato që i japin kuptim jetës. Përballë Xheraldina Vulës, MC Kresha foli si rrallëherë për familjen e tij. Ai dhe Erzina, janë prindër të dy fëmijëve, Izës dhe Dinit. […]

Personazhet e njohur gjithmonë na e kanë treguar se pavarësisht sukseseve fenomenale dhe arritjeve në piedestal në karrierë, asgjë nuk krahasohet me familjen. Momentet familjare janë ato që i japin kuptim jetës.

Përballë Xheraldina Vulës, MC Kresha foli si rrallëherë për familjen e tij. Ai dhe Erzina, janë prindër të dy fëmijëve, Izës dhe Dinit. Familja jeton prej vitesh në Kanada, e cila është bërë dhe vendlindja e të vegjëlve.

I pyetur nga Xheri se cila është ngjarja më e bukur në të cilën ka marrë pjesë ndonjëherë, Kresha pa hezitim e kishte n’majë t’gjuhës përgjigjen.

“Lindja e djalit. Kur lindi vajza, për shkak të pandemisë shkova 1 muaj pasi ajo kishte lind. Për djalin kam qenë aty. Jo i pranishëm gjatë procesit të lindjes, por menjëherë më pas”.

Reperi kishte vendosur të mos ishte i pranishëm në sallën e lindjes gjatë proçesit pasi u shpreh se nuk është aq i fortë sa për të duruar diçka të tillë.

E ndalur këtu, Kresha dha një mesazh shumë human, duke shprehur në të njëjtën kohë vlerësim dhe dashuri jo vetëm për nënën e tij, apo bashkëshorten, por për të gjitha nënat në botë.

“Respektin më të madh për të gjitha nënat. Nuk ka qënie më të mirë e më të vlefshme se nënat. Fëmijët duhet ti vlersojnë shumë nënat, pasi ato e kanë një sfidë të veçantë në sjelljen në jetë të fëmijëve”.

Këtij mesazhi ju bashkua edhe Xheri duke shtuar se nëna krijon dhe formon shijen e një familjeje.

Të ngjashme