McAllister takoi Thaçin, sot takon Haradinajn e Hoxhajn

Prishtinë | 06 Tet 2018 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

David McAllister, Kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian po qëndron në Kosovë.

Fillimisht ai ka takuar presidentin, Hashim Thaçi, me të cilin është diskutuar rruga e Kosovës drejt BE-së, shkruan EkonomiaOnline.

“Që tani jemi të bashkuar në vlera e parime. Fuqia jonë e vërtetë është uniteti dhe këmbëngulja në jetësimin e aspiratës sonë euroatlantike,” ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.

Gjatë ditës McAllister do të takojë edhe kryeministrin, Ramush Haradinaj, dhe zëvendëskryeministrin, Enver Hoxhaj.

Të ngjashme