MCA Kosova në kuadër të Projektit Përshpejtimi i Tranzicionit të Drejtë dhe të Barabartë “JETA”, do të implementojë sot aktivitetin “Energji për Barazi” me fokus në barazinë gjinore dhe zhvillimin e fuqisë punëtore, raporton Ekonomia Online.
“Energji për Barazi” synon rritjen e përfaqësimit të gruas në sektorin e energjisë dhe sektorët e ngjashëm përmes promovimit të praktikave të barabarta gjinore brenda kompanive, mbështetjes së rrjetëzimit, mentorimit, dhe mundësive të trajnimit për gratë, fuqizimit të mundësive arsimore, dhe ofrimit të ndihmës teknike dhe granteve të vogla për punëdhënësit në sektorin e energjisë dhe sektorët e ngjashëm.
Ngjarja do të fillojë në orën 09:30.