MD e konfirmon se gruaja kishte kërkuar ndihmë nga organet e drejtësisë

Prishtinë | 30 Nën 2022 | 21:07 | Nga Ekonomia Online

Nazlie Bala nga Ministria e Drejtësisë, në Radio Dukagjini, ka thënë se gruaja shtatzënë, e cila u vra këtë të mërkurë, kishte kërkuar ndihmë edhe më parë në institucione përkatëse.

Bala tha se institucionet e sigurisë duhet ta shtojnë përgjegjshmërinë, dhe viktimave të dhunës t’u jepet përkrahja e plotë.

Ajo theksoi se lufta ndaj fenomenit të dhunës duhet të jetë e gjithë shoqërisë dhe të mos reduktohet vetëm në institucione.

Gruaja shtatzënë, e cila ka humbur jetën, është qëlluar me armë zjarri nga një person, i cili dyshohet se është burri i saj. Kështu ka bërë të ditur një anëtar i stafit të QKUK-së.

Jetën e kanë humbur edhe gruaja edhe fëmija, dyshohet se vdekja e tyre ka qenë e menjëhershme.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në QKUK, pranë klinikës së Gjinekologjisë. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka thënë se viktima dyshohet të jetë e moshës 35-vjeçare.

Të ngjashme