Ekonomia Online
FUNDIT

Më 15 mars tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

Më 15 mars tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

Tërheqja e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të bëhet të premten, më 15 mars në orën 13:00. Siç bën të ditur në një njoftim të  Federatës së Futbollit të Kosovës, shorti do të tërhiqet në selinë e kësaj federate. Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, […]

Tërheqja e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të bëhet të premten, më 15 mars në orën 13:00.

Siç bën të ditur në një njoftim të  Federatës së Futbollit të Kosovës, shorti do të tërhiqet në selinë e kësaj federate.

Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Ballkani, Drita dhe Suhareka.

Bëhet e ditur se në këtë fazë do të luhet me sistem vajtje-ardhje.

Të ngjashme