Më 18-19 janar mblidhet Komiteti Ushtarak i NATO-s, diskutohet edhe për Kosovën

Prishtinë | 03 Jan 2023 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Autoriteti më i lartë Ushtarak i NATO-s, Komiteti Ushtarak, do të takohet personalisht në datat 18-19 janar 2023, në Bruksel të Belgjikës, ku ndër të tjera, pritet të diskutohet edhe për situatën në Kosovës, sigurinë dhe misionin e KFOR-it.

Admirali Rob Bauer, Kryetar i Komitetit Ushtarak, do të kryesojë takimin, në të cilin do të marrin pjesë shefat e mbrojtjes aleate dhe homologët e tyre nga Finlanda dhe Suedia e ftuar, njofton Klan Kosova.

“Në seancën e parë të ditës së dytë, shefat e mbrojtjes do të takohen me partnerët e tyre operacionalë të Forcave të Kosovës (KFOR) – Armeninë, Austrinë, Finlandën, Irlandën, Moldavinë, Suedinë, Zvicrën dhe Ukrainën”.

“Diskutimet do të përqendrohen në situatën në terren, mjedisin e sigurisë dhe misionin e KFOR-it”.

“Komiteti Ushtarak do të diskutojë më pas misionin jo luftarak dhe të ngritjes së kapaciteteve të NATO-s në Irak me partnerët e tyre operacionalë Suedinë, Finlandën dhe Australinë”.

“Shefat e Mbrojtjes do të diskutojnë përpjekjet e vazhdueshme të misionit për të ndihmuar Irakun në promovimin e stabilitetit më të madh, ndërtimin e institucioneve të tij të sigurisë dhe mbrojtjes dhe çrrënjosjen e terrorizmit”.

“Në sesionin përfundimtar, Komiteti Ushtarak do të diskutojë mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për Ukrainën”.

Të ngjashme