Më 22 qershor qytetit do i shtohen ngjyrat më të mira me Karnavalin “Golden Eagle”

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Karnavali “Golden Eagle” i cili  ka për qëllim të kthej festën e vjetër pagane, për t’i ruajtur vlerat e vjetra dhe për t’i promovuar ato të reja do të organizohet për herë të dytë më 22 Qershor të këtij viti.

Vitin e kaluar pronari i kompanisë Frutex, z. Shaqir Palushi tha se pjesëmarrja e madhe në karnavalin e parë që është organizuar ndonjëherë, i obligon ata që këtë karnaval ta organizojnë cdo vit, derisa shtoi se do t’i japin atij dimension ndërkombëtar.

Sipas tij qytetarët e Kosovës dhe vendeve të tjera tani kanë një arsye më shumë për ta vizituar komunën e Suharekës. “Organizimi i karnavalit ka për qëllim kthimin e një feste të vjeter pagane për ti ruajtur vlerat e vjetra, por edhe për ti promovuar ato të reja. Kosovës i ka munguar një festë e tillë e cila organizohet nga shumë vende në botë dhe mendoj që Suhareka e meriton të jetë nikoqire e saj.

Prania juaj e madhe na obligon që këtë festë ta bëjmë të përhershme, të përvitshme dhe t’i japim dimension ndërkombëtar. Besoj që viteve të tjera do të ketë prani edhe të grupeve nga rajoni. Besoj që qytetarët jo vetëm të Kosovës do të kenë edhe një arsye me shume të vizitojnë Suharekën.

Të ngjashme