Më 26 maj do të mbahet ankandi i pestë i letrave me vlerë për vitin 2023

Prishtinë | 19 Maj 2023 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 26 maj 2023 do të mbahet ankandi i pestë për vitin 2023. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme