Më 4 maj, finalja e Kupës së Kosovës në futsall

Prishtinë | 22 Pri 2022 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futsall do të zhvillohet më 4 maj.

Përballë njëra-tjetrës në luftë për këtë trofe do të jenë FC Prishtina dhe FC Liqeni.

Ndeshja do të zhvillohet në orën 17:15 në Palestrën e Sportit në Prishtinë.

Këto dy ekipe u treguan më të suksesshme se rivalët e tyre në përballjet gjysmëfinale, që u zhvilluan me sistem vajtje-ardhje.

Prishtina fitoi në të dyja ndeshjet ndaj Pejës, 2:1 dhe 3:1, derisa Liqeni kaloi në finale falë fitores në ndeshjen e parë si vendas ndaj Liburnit, me rezultat 6:1, ngase në ndeshjen e kthimit në Gjakovë pësoi humbje me shifrat 5:2.

Të ngjashme