Kuvendi ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për rishikimin e buxhetit të vitit 2017 me 61 vota për.
Për rishikimin e Buxhetit për vitin që po shkon, dje u zhvillua rreth nëntë orë debat i ashpër pozitë-opozitë, raporton Ekonomia Online.
Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim, megjithëse ishin në sallë. Ndërkohë pozita nuk i pati 61 votat e nevojshme pasi mungonin disa deputetë.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dy herë e hodhi në votim, por Projektligji mori vetëm 60 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Sipas rregullores, për kalimin e buxhetit kërkohen 61 vota.
LEXONI EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/rishikimi-buxhetit-per-vitin-2017-te-behet-ne-menyre-te-pershpejtuar/