Me dy ndeshje që zhvillohen sonte, përmbyllet 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Sot (e mërkurë) do të përfundojë faza e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Nga ora 21:00, do të konfirmohen edhe dy skuadra që do të kalojnë në çerekfinale.

Kampioni në fuqi, Chelsea do të jetë mysafir i Lilles për duelin që luhet në stadiumin “Stade Pierre-Mauroy”.

The Blues, takimin e parë e kishin fituar me rezultat 2-0 dhe mund të thuhet se janë me një këmbë në raundin tjetër.

Një takim mjaft interesant edhe më i zjarrtë është ai në mes të Juventusit dhe Villarealit, që luhet në “Allianz Stadium” në Torino.

Ballafaqimi i parë kishte përfunduar 1-1, derisa ky i dyti në Itali do të jetë edhe më spektakolar, duke ditur se dy skuadrat synojnë kalimin në çerekfinale.

Skuadra që deri më tani e kanë kompletuar kalimin në fazën tjetër janë: Liverpool, Bayern Munich, Real Madrid, Manchester City, Atletico Madrid, Benfica.

Të ngjashme