Me fletarrest të Maqedonisë u arrestuan në Kosovë Besim Krasniqi dhe Fadil Toçi

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Naqe Çulev, ministri i punëve të brendshme në Maqedoninë e Veriut sot njoftoi se janë arrestuar Besim Krasniqi dhe Fadil Toçi.

Ministri njoftoi se arrestimi është kryer javën e kaluar nga Ministria e punëve të brendshme në Kosovë. Ai njoftoi se për ta kishte flet-arrest për kryerjen e veprave të rënda penale.

“Aksioni për arrestimin e dy personave është realizuar në bashkëpunim dhe komunikim ndërmjet Interpolit në Prishtinë dhe zyrtarëve policore nga Ministria e punëve të brendshme në vendin tonë”, njoftoi Çulev, përcjell Express.

Ai njoftoi se procesin e ekstradimit të tyre do ta udhëheqë tani Ministria e drejtësisë.

Më poshtë keni postimin e Ministrit teknik të Brendshëm të Maqedonisë së Veriut, Nake Çulev:

Të ngjashme