Qeveria e Kosovës, me kërkesë të shefes së Zyrës së BE-së, ka shtyrë për mbledhjen tjetër miratimin e tri pikave.
Pikat të cilat është vendosur të miratohen herën tjetër janë: Shqyrtimi i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik, për Projektligjin për Zyrtarët publik dhe për Organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura, raporton Ekonomia Online.