Pas mbi një ore vonesë, ka nisur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të hidhet në votim zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
Në rend dite është edhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Në këtë seancë po marrin pjesë edhe partitë opozitare.
Afati 30-ditor për përfundimin e procedurave të seancës konstituive ka përfunduar më 7 gusht, në orën 23:59.
Ndërkohë, thirrja e seancës së sotme është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka cilësuar atë si shkelje kushtetuese.
