“Më mungon dashuri, mezi pres të të takoj”, këngëtarja shqiptare zbulon bisedat në privat me Neymar dhe Mbappe

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj ka raporte tepër të ngrohta me 2 yjet e futbollit botëror, Nejmar dhe Kilian Mbape.

Këtë që bukuroshja seksi e ka konfirmuar edhe në emisionin “Shiko Kush Luan”, teksa gjatë një loje, ka zbuluar disa biseda private në “Instagram” me Nejmarin dhe Mbapenë.

“Është siklet. I kam shumë shokë të ngushtë”, tha fillimisht Beatrix, e cila mesa duket u vendos në siklet gjatë kësaj loje, ndërkohë që më pas u bind për të zbuluar mesazhet:

Nejmar: Më mungon

Beatrix: Më mungon gjithashtu dashuri. Me zor pres të të takoj

“Është mënyra se si flet me njerëzit e dashur”, tha këngëtarja kur i thanë se qenka bisedë me zemra.

Ndërsa bisedën e fundit me Mbappe e ka patur kur ka qenë kohë karantine dhe ajo i ka thënë “uroj të jesh mirë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme