Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur ka bërë promovimin e publikimeve si dhe ka organizuar panel diskutimin “ Njohja e Kosovës bashkëkohore”, raporton Ekonomia Online.
Koordinatorja e programit në KFOS, Lura Limani, ka bërë hapjen e projekteve, e në veçanti diskutimin në lidhje me njohjen bashkëkohore të Kosovës.
“Sot jam shumë krenare që po prezantojmë dy projekte të ndryshme. Së pari kemi një libër të shkëlqyer si dhe këtu me ne kemi një panel me nivel të lartë të cilët do të shfaqin diskutimin në lidhje me njohjen e Kosovës bashkëkohore”, tha ajo.
Profesori në Universitetin e Maqedonisë, Selanik, Loannis Armakolas, theksoi se situata në rajon është e pezulluar dhe ka ngecje ekonomike e politike.
Siç tha ai, Ballkani Perëndimor është i fokusuar të hyjë në BE, por sipas tij për Kosovën qëndron problemi tek pesë vendet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur.
Por, Armakolas njoftoi që përmes këtij projekti, të gjitha vendet e BE-së dhe me gjerë do të kenë informacione në lidhje me sfidat e Kosovës.
“Të gjithë e dimë situatën në rajon, nuk është diçka e re. Situata është pezull e ngecur si ekonomike politike dhe sociale. Sa i përket politikës ndërkombëtare Ballkani Perëndimor i është orientuar të hyjë në BE por kjo po hynë në pikëpyetje. Kosova ka një problem se nuk njihet nga pesëshja e BE-së. Në këtë kontekst parakushti ndërkombëtar për Ballkanin dhe me kompleks që Kosova gjendet, vendi ynë po mundohet që me objektiva tona të vogla të ndihmojmë. Me gjasa jo fortë të qarta, ende Kosova mbetet e panjohura për shumë shtete. Kosova është shoqëri e re me të rinjtë që dëshirojnë të punojnë, projekti jonë përmes një metodologjie inovative të punës po përpiqet pikërisht ketë që t’i sjell botës këtë informacion për Kosovën”, tha ai.
Ai tha se përmes librit të KFOS dhe aktiviteteve të aplikuesve të rinj, vendet e huaja do të kenë mundësi të njohin marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE-së e më gjerë.
“Kemi pasur një grup 12 shkollaresh të rinj, hulumtues akademik që janë nën ndërtim të karrierës dhe ata propozuan dhe me mbështetjen e KFOS, ai projekt që shfaq problemet si dhe njohjen e Kosovës. Projekti është i hapur për aplikuesit për vendet e Ballkanit për vendet të cilat nuk e kanë njohur Kosovës për të hapur informacione në vende dhe mediume të ndryshme. Rezultatet e projektit është libri i botuar nga KFOS, përcaktuesit lokal dhe ndërkombëtar të Kosovës, që përfshin studimet akademike, identitetin e njeriut, si Kosova merret me çështjen e tjetërsisë dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE-së si dhe me shtetet mos njohëse. Aplikuesit mund të bëjnë aktivitete në Greqi, Francë, Gjermani e me tej për të shfaq sfidat e Kosovës”, ka thënë ai, raporton EO.