Me shumë akuza ndaj Ahmetit, Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton raportin e buxhetit për vitin 2018

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 12:31 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është miratuar me 23 vota pro, 17 kundër dhe 2 abstenime, raporti financiar për buxhetin e vitit 2018 të Komunës së Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Ky shqyrtim kaloi me akuza nga asamblistët opozitar të Kuvendit Komunal të Prishtinës. Ata dhanë kritika ndaj raporteve financiare për kryeqytetin, ku fajtorë po e lënë kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për neglizhencë të punëve komunale, raporton Ekonomia Online.

Asamblisti i PDK-së, Blerand Stavileci, tha se të dyja raportet janë të pasqyruara lëndët, ku Komuna është e paditur nga biznese e qytetarë për moskryerjen e punëve siç duhet dhe me kohë.

“Është çështje shumë serioz dhe meriton trajtim më të madh për ta shkoqitur nga këtu dhe për ta diskutuar në njërën nga seancat”, tha ai.

Stavileci tha se janë 77 lëndë që ka komuna dhe sipas tij kjo është mjaft shqetësuese.

“Mendoj se është shqetësuese për ne që komuna ka 77 lëndë dhe pastaj për përmbajtjen e një pjesë të tyre sepse në këto 77 lëndë duke analizuar mora vetëm ato të vlerave të larta disa prej tyre për kompensim dëmi, për 30 milionë që janë më shumë se 3/4 vlerës së përgjigjur që pretendohet”, shtoi Stavileci.

Shefki Gashi nga LDK-ja, tha se gjendja në komunën e Prishtinës nuk është e mirë. Ai tha se performanca në këtë komunë mungon.

“Këtu është një gjendje aq me pa zgjidhje, aq nuk dihet se kush është ai me zgjidh këtë nyje të komunës nga kryetari aktual dikush do thonjte nuk janë humb 25 milionë, ne e dimë por sa i kanë humbur qytetarët me këto shërbime e gjitha këto që ka komuna e Prishtinës. Me këtë performancë nga kuvendi komunal nuk kanë se çfarë të trokitet nëpër derë dhe nuk kanë faj drejtoret sepse këta nuk kanë takime me kryetarin e komunës në faza mujore javore apo ditore për të i zbatuar investimet, programet me pa se ku kanë mbërri”, tha ai.

Gashi kritikoi kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, ku sipas tij, po e lë anash komunën dhe nuk është punë e tij ta kritikoi Bashkimin Evropian.

“Unë kërkoj që ta sjellim kryetarin këtu nuk ka mbet ai me shku me i dhënë vërejtje Bashkimit Evropian por e ka detyrë punët e komunës që janë në interes e luti Asamblenë mos ti targëtojnë dobësitë tek drejtoret sepse këta nuk i vë në asnjë përgjegjësi”, shtoi Gashi.

Për Lëvizjen Vetëvendosje raporti financiar, nuk pasqyron asgjë të detajuar. Asamblisti i kësaj partie, Eman Rrahmani, ka kërkuar që të i sheh të detajuara të gjitha pasqyrat financiare.

 “Kam kërkuar mu sjellë gjitha transaksionet të i shoh se a janë paraqitur në raport”, tha Rrahmani.

Edhe asamblisti Egzon Azemi nga Vetëvendosje, tha se komuna nuk po qeveriset siç duhet.

Ai kritikoi Ahmetin për shpenzimet e luksit që po bën që janë ndryshe nga kohë kur ky i fundit ishte ende në VV.

“Shpenzimet e luksit janë shfrenuar Coca Cola, dreka e darka, edhe e kemi ditë se kur dalin nga VV njerëzit ndryshojnë por nuk e kemi menduar se do i ndërrojnë kaq shpejtë parimet. Është i njëjti person që kritikonte veturën për çmimin e madh që ka, por tani nuk i mjaftojnë as karburantet”, tha ai.

Vlora Dumoshi nga LDK-ja, kërkoi që më shumë të punohet në fushën e Kulturës në Prishtinë.

“Shuma e bartjes gjithmonë ka qenë shqetësuese kur janë në pyetje 25 milionë që më shumë i prek qytetarët që janë pa infrastrukturë, pa shkollë, pa galeri arti, pa salla, fusha sportive pa shumë nevoja që janë të nevojshme për qytetarë, ndërsa Adrian Berisha pres si njeri i kulturës që është, është më mirë me u kap në projekte se sa në dreka e darka por të bëhemi bashkë ta shtyjmë drejtorinë e kulturës dhe të punohet aty”, tha Dumoshi.

Adrian Berisha nga PSD-ja, tha se Komuna e Prishtinës është komuna e vetme në Kosovë që ka më së paku shpenzime të luksit.

“Ne si komunë nuk e kemi largu Yllin dhe besojmë që ai projekt të jetësohet për Prishtinën, nuk kemi të bëjmë vetëm me një darkë, komuna e Prishtinës është institucioni me më së paku darka në Kosovë e kur jemi të darkat e drejtorisë së kulturës shpresoj që të kemi sa më shumë darka të tilla”, tha Berisha.

Të ngjashme