“Më shumë djepe, jo varre”, Papa Françesku thirrje për fundin e luftës në Ukrainë: Duam një të ardhme plot shpresë

Prishtinë | 30 Pri 2023 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Papa Françesku ka shfrytëzuar një vizitë në Hungari për të bërë një apel për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Gjatë një meshe në brigjet e Danubit në fund të një vizite tre-ditore, ai u lut për paqen në Ukrainë dhe “një të ardhme plot shpresë, pa luftë, me një të ardhme me djepe e jo me varre, një botë vëllezërish dhe motrash, jo muresh”.

Ai u bëri thirrje gjithashtu hungarezëve dhe pjesës tjetër të Europës që të mirëpresin emigrantët dhe të varfrit.

Në mesin e të pranishmëve ishin presidenti Katalin Novak dhe kryeministri populist i krahut të djathtë të Hungarisë, Viktor Orban, mbështetja e vakët e të cilit për Ukrainën ka shqetësuar anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian.

Papa Françesku është përpjekur të krijojë një akt balancues diplomatik në lutjet e tij për t’i dhënë fund luftës së Rusisë, duke shprehur solidaritet me ukrainasit duke mbajtur derën e hapur për dialogun me Moskën.

Të ngjashme