Më shumë se 1.5 milionë të vdekur nga Covid-19 në botë

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Numri i rasteve të reja me Covid-19 në botë po shkon duke u rritur, kësisoj është rritur edhe numri i të vdekurve nga ky virus.

Më shumë se 66.66 milionë njerëz janë raportuar të infektuar me Covid-19

Ndërsa, 1 milionë e 542 mijë e 910 persona vlerësohet të kenë vdekur nga ky virus.

Infeksionet janë raportuar në më shumë se 210 vende që kur rastet e para u identifikuan në Kinë në dhjetor 2019.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 42 mijë e 805 raste nga 152.677 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Ndërsa, 1 mijë e 106 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi në vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme