Me “standardet” e presidentes, të gjitha akuzat kundër ish-regjimit 20-vjeçar janë të pabaza dhe jolegjitime

Prishtinë | 22 Pri 2022 | 15:23 | Nga Jusuf Thaçi

Presidentja e Republikës së Kosovës në lidhje me skandalin në Slloveni, ku dyshohet se është i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, paska thënë:

“Ne i besojmë ambasadorit të Republikës së Kosovës kur mohon akuza të tilla dhe natyrisht ai do të drejtojë të gjitha këto çështje në organet e drejtësisë dhe të gjithë presim organet e drejtësisë para se të konstatojmë”.

Me këtë standard të presidentes, të gjitha akuzat kundër ish-regjimit 20-vjeçar dhe ish-funksionarëve të lartë shtetërorë të Kosovës janë të pabaza dhe jolegjitime, sepse të gjithë ata i kanë mohuar akuzat ndaj tyre, si dhe askush prej tyre nuk është dënuar nga gjykatat për ato akuza.

Shpresoj që të mos ketë të njëjtin qëndrim edhe Kryeministri Kurti!

E nderuar Presidente Osmani dhe i nderuar Kryeministër Kurti:

Mos heshti, mos justifikoni, mos relativizoni, mos e përdorni ligjin si strehë! Shkarkojeni ambasadorin e Kosovës në Kroaci urgjentisht.

Morali në politikë nuk mund të reduktohet në ligj!

Të ngjashme