Me vendim të Qeverisë, 154 persona janë liruar para kohe nga Qendra e Studentëve

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 12:35 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtarë të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë vizituar Qendrën e Studentëve, e cila po shërben si karantinë, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e këtij komisioni, Albena Reshitaj, tha se 154 persona me vendim të Qeverisë para kohe janë larguar nga Qendra e Studentëve.

Reshitja më tej ka shtuar se kanë kërkuar më shumë informacione sa i përket kushteve, mënyrave të karantinimit, por edhe vendimeve për lirim nga Qendra.

“Ajo çka neve na intereson është ballafaqimi i kësaj qendre me sfidat dhe problemet e sidomos në periudhën e fundit duke u bazuar në ngjarjet e rënda. Ne kemi kërkuar që si deputet të informohemi nga burimet të sakta për detajet dhe informata të detajuara të procedurës së karantinimit dhe me çfarë protokolli aplikohet në këtë qendër dhe në bazë të çfarë kriteri lirohen të karantinuarit. Ne kemi kërkuar edhe dokumente në detaje për të gjitha rastet që kanë hyrë në karantine dhe kanë dal. Janë 154 raste që me vendim të Qeverisë janë liruar para kohe, para 14 dite për në shtëpitë e tyre”.

“Po ashtu kemi marr raporte se si bëhet lirimi i tyre dhe gjendjen e tyre psikike dhe emocionale për neve ka qenë me rëndësi me ditë që ekipet mjekësore të përmbajnë ekspertë të fushës se psikologjisë. Mendoj që si deputete jam e obliguar me kërkuar sa më shumë informata të sakta që të largojmë mundësitë e paragjykimeve të shumta dhe informacioneve jo të sakta, por edhe shqetësimeve të qytetarëve. Një pjesë e karantinuarve kanë shqetësimet e tyre, por ne nuk deshëm që të bisedojmë me ta duke marr parasysh situatë në të cilën ndodhemi”.

Kur foli për vdekjen e 26 vjeçarit, ajo tha se kërkojnë hetim nga organet e drejtësisë, por sipas saj, përgjegjësia bie mbi MSh-në, për menaxhim apo mos menaxhim të duhur të kësaj gjendje, raporton EO.

“Ne e vizituam vendin e të ndjerit po ashtu e vërejtëm edhe vendin edhe vendin prej ku është hedh i riu, por është mirë që punën t’ia lëmë organeve të drejtësisë sepse MSh-ja me 13 mars e ka marr edhe përgjegjësinë të shpallë gjendje emergjente dhe përgjegjësia bie mbi MSh-në për menaxhim apo mos menaxhim të duhur”.

Deputetja e VV-së, Labinotë Demi-Murtezi tha se nga 154 të liruarit kanë pasur dokumentacionin përkatës dhe dëshmitë për sëmundjet e tyre.

“Ne sapo dolëm si komisioni i MSh-së prej vizitës, nga 1162 raste vetëm 154 të tjerë janë liruar dhe këtu nuk ka pasur asgjë të bëjë me libreza partiake siç është folur nëpër medie. Asnjë i karantinuar nuk është liruar pa e pasur dokumentacionin përkatës dhe të gjithë kanë pasur dëshmitë për sëmundjet e tyre dhe asnjë rast nuk është liruar pa i ndjekur të gjitha procedurat”.

“Në kohën kur ai është paraqitur në aeroport nuk ka pasur dokumentacion, dhe ai në ndërkohë ka mujt me e plotësuar por nuk do doja të flas për këtë rast më shumë. Bazuar në formularin asnjë simptomë nuk e ka pasur që e ka deklaruar që nuk është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha ajo.

Kurse deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu dhe se kushtet në QS lënë për të dëshiruar, raporton EO. Ai më tutje ka shtuar se numri më i madh i të liruarve janë liruar prej aeroportit deri në karantinë.

“Kushtet të cilat janë ofruar për të karantinuarit lënë për të dëshiruar sepse kanë një krevat dhe një internet dhe kanë dhoma që dy dhoma e përdorin një banjo që kanë qenë kushte për studentë por jo për të karantinuarit. Jam i befasuar që numri më i madhi të liruarve ka ndodh prej aeroporti në karantinë sipas dokumentacioneve që na janë prezantuar sot”.

“Ku e ka prek politika e ka prish dhe sot kuptuam që janë liruar njerëz edhe me vendim të ministrit”.

Në qendër kanë qëndruar edhe anëtarë të komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Të ngjashme