Kryeministri dhe kryetari i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi, së shpejt sërish do të jenë në fletë arrestin e Interpolit, shkruan sot gazeta e Beogradit”Blic”.
Sipas informatave jozyrtare të kësaj gazete, transmeton Koha.net , ankesa e Serbisë për heqjen e emrave të tyre nga fletë arresti, bashkë edhe me 20 ish – udhëheqës të UÇK-së nga sistemi i Interpolit, do të pranohet dhe do të miratohet.
Kjo, sipas gazetës, do të ndodhë gjatë javëve të ardhshme.
Informata jozyrtare është po ashtu se e gjitha ka ndodhur përkundër rregullores, përkatësisht se gjoja fshirja e fletë arresteve është tejkaluar nga komisioni përkatës i kësaj organizate
Ndaj kësaj ka reaguar Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë prej nga “Blic”-it i është thënë se ajo ministri është në koordinim me institucionet tjera përkatëse dhe sapo ka marrë vesh se nga sistemi i Interpolit janë fshirë shumë fletë arreste, ka dërguar menjëherë ankesë te Komiteti Ekzekutiv i Interpolit.
Theksohet se pritet që Komiteti Ekzekutiv në takimin e radhës, gjatë ditëve të ardhshme, do ta pranojë ankesën e MPB të Serbisë dhe se vendim do të ndryshohet.