Mediat kineze kundërshtojnë Pompeon se Coronavirusi u krijua nga një laborator në Wuhan

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Mediat në Kinë kanë akuzuar sekretarin e shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo për gënjeshtra pasi ai tha se kishte prova të mjaftueshme që koronavirusi të jetë krijuar në njërin nga laboratorët në Wuhan.

Një nga titujt kryesor të gazetës kineze “Global Times”, tha se Pompeo ishte “degjeneruar” pasi dëgjuan deklaratën e tij të dielën ku nuk dha specifikime tjera.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se pretendimet e SHBA-së janë “spekulative” dhe se nuk është gjetur asnjë provë specifike, raporton BBC.

Mediat kineze ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje zyrtare për komentet e Pompeos.

Të hënën, Global Times akuzoi sekretarin e ShBA-së për teori absurde dhe fakte të pabaza, ku edhe të martën vazhduan sulmet.

Sipas medieve në Kinë, Pompeo shpreson të ndihmojë presidentin amerikan, Donald Trump, të fitojë rizgjedhjet këtë nëntor, dhe së dyti, ai e urren Kinën socialiste dhe, veçanërisht, nuk mund të pranojë ngritjen e Kinës, thuhet në raport.

Në një intervistë në “ABC on Sunday”, Pompeo tha se kishte “prova të mëdha” që virusi u shfaq në Institutin e Virologjisë në Wuhan.

“Mos harroni, Kina ka një histori të infektimit të botës dhe ata kanë një histori të drejtimit të laboratorëve nën standarde”, tha Pompeo gjatë intervistës.

Të hënën, drejtori i Emergjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Michael Ryan tha se nuk kishte marrë të dhëna ose prova specifike nga SHBA-ja në lidhje me origjinën e virusit.

“Pra, nga këndvështrimi ynë, kjo mbetet spekulative”, tha Ryan.

Komuniteti i Inteligjencës Amerikane tha se do të “vazhdojnë të ekzaminojnë” nëse shpërthimi filloi përmes kafshëve të infektuara, ose nëse do të ishte rezultat i një aksidenti në një laborator në Wuhan.

Ndërkohë që burimet e inteligjencës perëndimore, kanë thënë për disa media që nuk ka asnjë provë që sugjeron virusin të rrjedh nga një laborator.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme