Mediat serbe përsëri kanë shkruar rreth kërkesës së Kosovës për t’u pranuar në Interpol.
Së fundmi rreth kësaj çështjeje ka shkruar edhe “Veçernje Novosti” sipas raportimeve të së cilës organizata e policisë ndërkombëtare po e fsheh kush po e shtyn Kosovën për t’u pranuar në të, transmeton Klan Kosova.
“Prishtina pretendon se pothuajse të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Interpolit ranë dakord që kërkesa për pranim të saj të shqyrtohet në Asamblenë e Përgjithshme të ardhshme në Kili, selia e Interpol thonë se agjenda për atë seancë do të vendoset vetëm në tetor”.
“Rendi i ditës së Asamblesë së 88-të të Interpolit u mor në konsideratë në qershor, por ende nuk dihet nëse kishte shumicë votash për të përfshirë kërkesën e Prishtinës për pranim”.
“Komiteti Ekzekutiv do të aprovojë agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të 88 në mbledhjen e ardhshme në tetor. Agjenda atëherë votohet në Kuvend, kështu që ne nuk mund të sigurojmë më shumë informacion në këtë fazë,” tha Interpol.
Komiteti Ekzekutiv i Interpolit ka 13 anëtarë – Algjeria, Rusia, Argjentina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Franca, Brazili, Moldavia, Angola, Nigeria, Holanda dhe Presidenca e Koresë së Jugut – ndërsa vendet e Amerikës dhe Azisë janë boshe.
Nga këto vende, shtatë nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës.
Asambleja e Përgjithshme e Interpolit do të mbahet nga 15 deri në 18 tetor në kryeqytetin e Kilit, Santiago.