Mediat kroate kanë identifikuar Valon Berishën si futbollistin më të rrezikshëm të Kosovës.
Valon Berisha është futbollisti më i rrezikshëm i Kosovës.
Portali kroat “24sata.hr” ka identifikuar golashënuesin e Kosovës nga barazimi me Finlandën si futbollistin më të rrezikshëm të skuadrës kundërshtare për duelin e sotëm në Shkodër.
“24sata” po ashtu ka shkruar për vëllain e Valonit, Vetonin, i cili nuk e përcolli atë tek skuadra e Kosovës dhe vendosi të vazhdojë të luajë për Norvegjinë.