Mediumi kroat “24sata”: Polici serb provokon tifozët kroatë rrugës për Kosovë

Prishtinë | 05 Tet 2023 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Ballkani vazhdon sot (e enjte) rrugëtimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, për t’u përballur në raundin e dytë me Dinamo Zagrebin.

Ndeshja që fillon në ora 18:45 do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Mediumi kroat “24sata” ka shkruar se ka hasur në një provokim të policit serb në kufi. “Do të shkoni në Kosovë për një lojë? kështu ndjehesh kur luan ato ligat qesharake, jo Champions League si ne!”, ka thënë me shaka polici serb, transmeton ky medium, shkruan lajmi.net.

“Kemi vozitur pak më shumë se tetë orë nga Zagrebi në Prishtinë”, deklaroi tifozi.

Të ngjashme