Meghan bën atë që s’mundej kur ishte pjesë e familjes mbretërore: Tani mund të flas

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 19:26 | Nga Ekonomia Online

Meghan Markle tashmë mund të flasë hapur për kufizimet me të cilat është përballur ndërsa ishte anëtare e familjes mbretërore. Së fundmi, ajo bisedoi me bashkëthemeluesen e “The *19*”, Emily Ramshaw, e cila është CEO e redaksisë jofitimprurëse dhe jopartiake. Intervista ishte pjesë e një samiti virtual gjatë një jave, që përfshin biseda me gra të tjera të shquara, si Hillary Clinton, Kamala Harris apo Meryl Streep.

Meghan tani mund të flasë për shumë gjëra për të cilat nuk mundej kur ishte pjesë e familjes mbretërore. Ajo u dha mendimin e saj për një sërë çështjesh, përfshirë racizmin dhe barazinë gjinore.

“Nga këndvështrimi im, nuk është diçka e re të shoh këtë atmosferë racizmi dhe paragjykimesh, por mendoj se të shoh ndryshimet që po bëhen tani është diçka që unë mezi e pres dhe dua të jem pjesë e tyre,” shpjegoi Meghan.

Ajo gjithashtu la të kuptohet se ndarja nga familja mbretërore po i jep asaj më shumë mundësi për të marrë pjesë në kauza të cilat i ka pasion.

“Dhe do të jem pjesë duke përdorur zërin tim, në një mënyrë që nuk kam qenë në gjendje ta bëj më parë. Kështu që, po, është mirë të jesh në shtëpi.”

Me sezonin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 që po zhvillohet, Meghan zbuloi gjithashtu se është e vendosur të ndihmojë në inkurajimin e burrave dhe grave për të votuar – një mundësi që nuk u jepet anëtarëve të familjes mbretërore.

Duke iu referuar bashkëshortit të saj, Princ Harryt, Meghan u shpreh:

“Ai kurrë nuk ka qenë në gjendje të votojë dhe unë mendoj se është një gjë kaq interesante të thuash që e drejta e votës nuk është privilegj, por është një e drejtë në vetvete.”

Të ngjashme