Mehaj dhe Krasniqi vizituan Pejën, pas vërshimeve të mbrëmshme

Prishtinë | 25 Qer 2023 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, së bashku me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe me përfaqësues të AME-së, Policisë së Kosovës dhe FSK-së, kanë parë nga afër gjendjen pas vërshimeve të mbrëmshme në Pejë.

Ata vizituan lagjet “Asllan Çeshme”, “Xhemajl Kada” dhe Fidanishte të cilat janë dëmtuar dhe prekur më shumë nga këto vërshime.

Ata vizituan familjen Ademaj për t’i shprehur ngushëllime për dy më të dashurit e tyre që humbën jetën tragjikisht nga këto vërshime.

Në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit thuhet se Qeveria e Kosovës ka vënë në dispozicion gjithë kapacitetet për të ndërhyrë aty ku ka nevojë. Sipas komunikatës, njësitet e kërkim-shpëtimit që nga mbrëmë kanë qenë në terren për të ndihmuar në përballimin e situatës.​

Të ngjashme